LIBRAZHD-  Një “Ford Fokus” që udhëtonte në drejtim të Tiranës, e drejtuar nga Adil Krasta, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një garazh, në Xibrakë, pjesë e aksit Elbasan- Librazhd.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme (18 korrik) dhe në makinë ishin 4 persona. Nga përplasja e makinës me targa AA 097 FE, gjeti vdekjen Donika Krasta, bashkëshortja e drejtuesit të automjetit.

Megjithë ndërhyrjen e policisë dhe dërgimin e saj të menjëhershëm në spital, ajo nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu, se plagë të lehta ka marrë Olsi Cami, 25 vjeç, nipi i familjes Krasja, ndërsa vajza e çiftit është e traumatizuar.

Nga hetimet ka rezultuar, se makina ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe si pasojë, drejtuesi i automjetit humbi kontrollin duke mos mundur të frenohej, duke  u përplasur me një garazh në Xibrakë.

Gjithësesi, policia ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit, ndërsa hetimet ende vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)