Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Foto ilustruese

ELBASAN - Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, teksa një 69 vjeçar këmbësor, u përplas për vdekje nga automjeti i Xh.P., 23 vjeç. Policia ka arrestuar ditën e sotme drejtuesin e mjetit, përgjegjësi për aksidentin tragjik ndaj Rr.Gj., 69 vjeç.

'Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Rr. Gj., 69 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.', njofton policia.

Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur, teksa njëri prej tyre u përplas dhe me një makinë tjetër në Prrenjas. 

'-L. Q., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;  

-G. B., banues në Prrenjas, pasi në Prrenjas, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. G., 34 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.', thotë njoftimi i policisë.
 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU