Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka bllokuar një sasi prej 50 tonësh misër rifuxho për bagëti, e ardhur nga Serbia, pas zbatimit të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin dhe kontrollin rigoroz të produkteve të importuara nga ky vend. Ky vendim është marrë për shkak të dyshimeve mbi mosrespektimin e standardeve të sigurisë ushqimore, një çështje që ka alarmuar autoritetet dhe ka vënë në fokus produktet bujqësore të importuara.
Nga analizat paraprake ka rezultuar se produkti përmban norma të larta të Aflatoksinës B1, një substancë tepër e rrezikshme për shëndetin e kafshëve dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe të konsumatorëve. Sipas AKU, kjo sasi misri është destinuar për asgjësim përfundimtar, për shkak të tejkalimit të kufijve të lejuar të kësaj toksine, e cila prodhohet nga myqet dhe paraqet rrezik të lartë toksik e kancerogjen.
Sasia e misrit është bllokuar në një subjekt në Elbasan, ku inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikimet e para dhe kanë marrë mostrat për analizat laboratorike. Aktualisht, të gjitha 50 tonët janë në pritje të rezultateve, ndërsa 25 tonë nga kjo sasi pritet të asgjësohen, bazuar në dyshimet e ngritura dhe kontrollet paraprake.
Paralelisht, AKU Elbasan ka intensifikuar kontrollet në disa subjekte të tjera në qark, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Autoriteti thekson se çdo produkt që nuk plotëson kushtet e kërkuara do të bllokohet dhe, në rast nevoje, asgjësohet.
Institucionet po vijojnë monitorimin dhe pritet që ditët në vijim të publikohen rezultatet e analizave përfundimtare.
Komente












PO SI E KALOI KUFIRIN MO AMAN APO ISHTE 1 THES DHE E KALOI SHOFERI TEK GABINA E TIJ DHE SJU BE ANALIZE KAMPIONESH TE MERET MASE PER INSPEKTORIN NE KUFI DHE GJERAT NUK ECIN NE RITMIN E MONOPOLISTEVE
PërgjigjuCdo gje mund te ndodhi jetojme ne Shqiperi... Boso ketu edhe mu t i del i kontaminuar jo me gjerat e tjera...