Në një shtëpi të vjetër në lagjen Shënkoll të Elbasanit jeton Andrea Ranxha, 32-vjeç, i cili përpiqet çdo ditë të mbijetojë mes varfërisë dhe sëmundjes. Jetim që në foshnjeri, Andrea u birësua nga një çift elbasanas që e rriti me dashuri, por që sot nuk jetojnë më. Babai i tij birësues u nda nga jeta në vitin 2015, ndërsa nëna në korrik të vitit të kaluar, duke e lënë Andrean te vetem.
Shtëpia ku banon është e dëmtuar nga tërmeti i 2019-es dhe rrezikon shembjen. Ai jeton me një pagesë invaliditeti prej 11.500 lekësh në muaj, e cila mezi i del për ilaçe. Nuk ka para te paguaje dritat, ujin dhe ushqimet i merr me liste. Prej vitesh vuan nga skolioza, që i shkakton dhimbje të forta.
“Nuk kërkoj lëmoshë, dua vetëm të punoj. Të kem një vend në bashki, qoftë edhe për të fshirë rrugët, por askush nuk më dëgjon”, thotë ai me zërin që i dridhet nga emocionet.
Për të mbijetuar, Andrea pastron varrezat, ndihmon fqinjët dhe në bulevard me dajre për të kënduar. Ndërkohë, tregon se është përballur me indiferencë dhe perbyzje nga bashkia, ku ka trokitur disa here per tu punesuar ne sektorin e pastrimit te rrugeve apo ne mirembajtjen e varrezave.
Sot ai ka një dëshirë të vetme: të takohet me kryeministrin Edi Rama, për t’i treguar hallet e tij dhe për të kërkuar një punë dhe strehim, pasi ka humbur cdo shprese.
“Zoti kryeministër, nuk dua ndihmë me para. Dua vetëm një shtëpi të sigurt dhe një punë që të mos jem barrë për askënd. Kam frikë të fle natën se shtëpia më bie mbi kokë. Vetëm kaq kërkoj,” thotë Andrea, ndërsa tregon ilaçet që merr çdo ditë.
Historia e tij është një thirrje e fortë për mbeshtetje dhe solidaritet. Ai falënderon nga zemra shqiptarët që e kanë ndihmuar në TikTok por edhe vete e di qe nuk jetohet me lemoshe, ndaj kerkon pune dhe banese sociale.
Komente










/Rrapi/,e vleresoj gadishmerine tuaj per te ndihmuar kete zoteri,por duhet te merrni parasysh dhe problemin e tij shendetsor.Zoteria vuan nga skolioza e ka dhimbje te forta.Te punosh ne bujqesi nuk eshte njelloj si te heqesh dy barishte ne varreza,apo te pastrosh rruget.A mund te specifikoni se cfare pune do te beje konkretisht?
PërgjigjuKam une pune per ju, Andrea. 30 mije lek te vjetra ne dite, ne bujqesi. Me ushqim , me fjetje. Ne Sarande. Tel:0692808268
PërgjigjuVetem nje punetor te duhet....
Ty or djal te falte zoti dhe jeten e gjat ke ber shum mir qe ngrite zerin nuk esht turp te kerkosh pun turp esht kur ben turp zemer e vetmuar te falte zoti te sistemohesh sa me par o bir
PërgjigjuPo bashkia perse nuk i siguron nje pune,bile me te mire se sa pastrues,ndoshta si ndihmes ne nje kuzhine sociale,te prese perime e fruta,ose pjatalares? Duhet te jesh militant partie qe t'i japin pune,apo kerkojne para prej ketij te keputuri sikur po u kerkon pune zyre?!
PërgjigjuE t‘mershme !!! Zoti të dhëntë forcë dhe shëndet, të më falësh po shijen për të takuar njerëz e paske të lodhur fatkeqsisht, Rama Balla Balluku e Company!!! Nejse njeriu nga halli ç‘er s‘bon, mos u dorëzo