ELBASAN - “Detyrim paraqitje” është masa e sigurisë që Gjykata e Elbasanit ka dhënë për dy policët e ndaluar tre ditë më parë për shpërdorim detyre. Dy efektivët e policisë, Neki Xhika dhe Gëzim Ago ishin në ruajtje të shtetases Ermira Beqiraj, e cila kryente dënimin “arrest shtëpie” dhe është arratisur më 5 janar të këtij viti.
38-vjeçarja akuzohet për veprën penale “trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pasi u arrestua më 7 shtator me 28 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Prokurori i çështjes, Alfred Shehu kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për dy efektivët e policisë Neki Xhika dhe Gëzim Ago, ndërsa trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari, Bujar Musta la në fuqi kërkesën e mbrojtjes për detyrim paraqitje.
Sipas avokatit mbrojtës, Altin Ago, dy efektivët e policisë nuk i përkisnin rajonit të policisë së Elbasanit por atij të Cërrikut, prandaj nuk duhet të ishin caktuar të ruanin shtetasen Ermira Beqiraj. Pikërisht për këtë fakt efektivët Neki Xhika dhe Gëzim Ago kanë përfituar rrethana lehtësuese, nga arrest me burg në detyrim paraqitje.
ARRESTIMI NE SHTATOR I TRAFIKANTES SE DROGES38-vjeçarja Beqiraj u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë së bashku me djalin e saj 16-vjeçar në 7 shtator të vitit 2012, teksa transportonte në mjetin e saj 28 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Pas kontrollit të ushtruar nga policia kufitare u zbuluan në brendësi të 4 dyerve të makinës 173 pako me marijuanë.
Policia kufitare e Kakavijës sekuestroi sasinë e lëndës narkotike, ndërsa ndaloi drejtuesen dhe djalin e saj. I mituri u la në gjendje të lirë, kurse 38-vjeçarja u hetua me akuzën e "trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendosi ndaj saj masën e sigurisë "arrest me burg" ndërkohë pas apelit, 38-vjeçarja u la në "arrest shtëpie" mase e cila u thye me arratisjen e saj pasditen e 5 janarit të këtij viti.
Mësohet se Ermira Beqiraj ishte e divorcuar dhe bashkëjeton me një shtetas grek në Volos të Greqisë, së bashku me dy fëmijët e saj.
Redaksia online(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39