ELBASAN - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dhënë sot masën “Arrest në shtëpi” për pedagogun Pëllumb Kllogjeri, pas akuzave për shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti. Kllogjeri u akuzua pas një hetimi të zhvilluar nga seksioni i krimit ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan.
Nga ana e tij, profesori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka deklaruar se zarfet në fletoret e studentëve janë vendosur pa dijeninë e tij. Kjo ka qenë edhe strategjia mbrojtëse e avokatit të tij, Altin Ago, sot në gjykate.
Prokurori i çështjes Alfred Shehu ka kërkuar masën arrest me burg për Pellumb Kllogjerin pasi sipas tij vepra penale e kryer nga profesori prish imazhin e të gjithë stafit të universitetit të Elbasanit.
Pedagogu do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve në ngarkim te tij.
(an.qo/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com