ELBASAN- Katër persona janë arrestuar pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit, ku njëri prej tyre edhe ka kërcënuar policinë.

37-vjeçari me banim në Elbasan,  kishte parkuar keq maknën duke u bërë pengesë për automjetet e tjera dhe ka kërcënuar forcat e policisë pasi ata i kanë thënë që të hiqte mjetin. Ai u arrestua në bulevardin "Aqif Pasha".

Gjithashtu për drejtimin e mjetit në mënyrë të parregullt u arrestuan edhe S.H., 24 vjeç, banues në Librazhd,  E.T., 29 vjeç, banues në fshatin Gradisht, Belsh dhe B.Gj., 45 vjeç,banues në fshatin Gjyral, Cërrik.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.