Elbasan/ Arrestohen të rinjtë që dogjën makinat e efektivëve të policisë, me precedent penal të mëparshëm

ELBASAN - Personat që dogjën makinat e dy efektivëve të policisë janë arrestuar. Në prangat e policisë janë vënë Gerti Hysenbelli 31 vjeç dhe Brikin Rusta 20 vjeç me banim në Elbasan dhe me precedent të mëparshëm penal.

Dy efektivët e policisë janë Krenar Kasit, Shef i Paraburgimit në Bradashesh dhe Edvin Gjylit, oficer i Krimeve të Rënda në Policinë e Elbasanit.

31-vjeçari Hysenbelli ka qenë i dënuar më parë për plagosje, ndërsa i arrestuari tjetër Brikin Rusta rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Makina e shefit të policisë së paraburgimit Krenar Kasi u përfshi nga flakët mesnatën e 24 dhjetorit të 2019 teksa ishte parakuar 100 metra larg drejtorisë së policisë së Elbasanit. Ndërsa makina e inspektorit të Krimeve të Rënda në policinë e Elbasanit Edvin Gjyli është djegur në datën 9 janar të këtij viti në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Elbasanit.

Sipas policisë dy të rinjtë Gerti Hysenbelli dhe Brikin Rusta dyshohet se në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer djegie të automjeteve, në qytetin e Elbasanit.

Policia thotë se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyes që çuan dy personat t'i vënë zjarrin makinave të dy efektivëve.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 14/02/2020 00:04

    O EDI RAMA KRIMI KA MARRE PERMASA TE FRIKSHME,,,PO VAZHDOVE KESHTU KUR TE BEHEN ZGJEDHJET NE 2021 DO MARRESH VETEM 20% TE VOTAVE...KRIMI PO E CON PS NE OPOZITE,,,MERR MASA EDI OSE IKE PER LESH.....

    Përgjigju
  • Erik: 12/02/2020 14:16

    Thyejani brinjet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën