Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë procesin gjyqësor që po zhvillohet në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Rama komentoi rënien e akuzën “grup i strukturuar kriminal” për çështjen e sterilizimit teksa tha: “Grupi i strukturuar kriminal i tha gjykatësja prokurorit për Ilir Beqajn, arbitri. Pra, lojtari përballë pretendon që ishte gol, arbitri thotë: -Nuk ishte një gol, ishin dy gola dhe “VAR-i”, Gjykata e Apelit thotë ishin tre gola. Ça drejtësi është kjo? Ça gjykatësish janë këta?
Ra grupi i strukturuar, nuk është ekzistent. Atëherë, po Ilir Beqja? S'kam folur ndonjëherë për të, duke respektuar vijën e kuqe, po tani që ka një vendim mbasi u ngrit dhe u ul si organizatori i një grupi të strukturuar në të 700 tenxheret politike dhe mediatike, s'paska pas grup strukturuar. Në të gjithë botën normale, prokurori kërkon, gjykatësi frenon. Këtu prokurori kërkon, gjykatësi vrapon. Po në emrin tonë, jo! Me votën tonë, jo”.
Ilir Beqaj për hetohet për koncesionin e “Sterilizimit” në Shëndetësi, për të cilin ka masën ‘detyrim paraqitje’ dhe është në proces gjyqësor, ndërsa ndodhet në izolim për abuzimin me fondeve të BE në SASPAC.
Lajmi kryesor:
PS nuk jep aprovim për arrestimin e Ballukut! Rama: SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni, s’e shpall të pafajshme, e vetme përballë drejtësisë (VIDEO)











