ELBASAN- Një 36 vjeçar i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike u arrestua nga policia e Elbasanit.
Në pranga ra Klaudio Trungu, 36 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 13.09.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 28 ditë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Komento