Një 27 vjeçar i shpallur 2 herë në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeti” është arrestuar nga policia e Elbasanit.
Në pranga ka rënë Albi Biçaku. Ai është shpallur në kërkim edhe tentativë vrasjeje, ngjarje e ndodhur me datë 21 shkurt 2023, në një lokal në Librazhd, ku tentoi të vrasë me armë zjarri 35-vjeçarin.
Arrestimi i 27 vjeçarit me banim në Librazhd u bë në Prrenjas.
Në kërkim në kuadër të operacionit 'Rrjeta'
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", sepse akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, i cili u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, si rezultat i megaoperacionit antidrogë të koduar “Rrjeti”
Albi Biçaku rezulton të jetë njëri prej 7 personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni që nuk u arrestuan më 29 qershor
"27-vjeçari i ndaluar është shtetasi i 52-të i vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, për të cilin Policia sekuestroi 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash të valutave të ndryshme" informoi policia e Elbasanit.
Gjithashtu Biçaku akuzohet se është autori i tentativës së vrasjes së shtetasit R.H por gabimisht ka mbetur i plagosur Shpëtim Skura. Ngjarja u shënua më 21 shkurt 2023, në një lokal në Librazhd.
"Albi Biçaku ka tentuar të vrasë më armë zjarri, shtetasin R. H., me të cilin ishte konfliktuar më parë vëllai i 27-vjeçarit, shtetasi R. B. (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes). Nga të shtënat ka mbetur i plagosur aksidentalisht, në këmbë, një shtetas tjetër. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në ambientet (banesë dhe dyqan) e përbashkëta të vëllezërve" informoi policia
Gjithashtu gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallep lënde plasese të programuar për shperthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa