Të shtëna me armë në Librazhd, një makinë qëllon drejt një lokali! Një i plagosur, autori në kërkim! Shkak sherri mes disa të rinjve (VIDEO)

ELBASAN- Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Librazhd të Elbasanit. Një person ka qëlluar me armë drejt një lokali në afërsi të qendrës së Librazhdit.

Report Tv ka mësuar se shkak i të shtënave është bërë një sherr mes disa të rinjve. Dyshohet se autor është Albi Biçaku 25 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

I plagosur ka mbetur Shpëtim Skura, 34 vjeç, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Autori pasi ka qëlluar me armë në drejtim të lokalit është larguar me makinë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:28
FOTO/ Plagosi me armë 35-vjeçarin ne një lokal në Librazhd, ja kush është autori

1677007182_finalprojekt.00394106.Still016.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Albi Biçakut, i cili plagosi me armë zjarri Shpëtim Skurën, mbrëmjen e sotme në një lokal në Librazhd. Ndërkohë janë ende të paqarta rrethanat e plagosjes.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat