ELBASAN- Një biznesmen i njohur në Elbasan është arrestuar nga Policia mbrëmjen e djeshme. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Edmond Stafaj, i cili është në kërkim ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar droge.
Stafaj është dënuar me 10 vite burg në Itali, për trafikim lëndësh narkotike. Policia e Shtetit thotë se 51-vjeçari është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Bergamos në Itali.
Në vendim thuhet se Edmond Stafaj ka kryer trafikimin e lëndëve narkotike në Itali. Pavarësisht se ishte në kërkim ndërkombëtar, prej disa vitesh Stafa kishte arritur t’i shmangej arrestimit duke u fshehur. Por një operacioni i Policisë së Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e tij në Bar-restorant Skampini, biznes që është në pronësi të Edmond Stafës, siç mund të dallohet edhe nga këto faksimile.

Burime nga policia bëjnë me dije se 51-vjeçari ishte në një tavolinë me disa miq, kur është vënë në pranga nga Policia.
Biznesmeni, vëllai i ish-deputetit të PS
Edmond Stafaj është një emër i njohur në Elbasan, jo vetëm për shkak të bizneseve. Ai është vëllai i Bukurosh Stafës, ish - deputetit të Partisë Socialiste.
Prej disa vitesh Edmond Stafaj kishte arritur t’i shmangej arrestimit, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme në lokalin e tij Bar-Restorant Skampini në Kalanë së Elbasanit, ai është arrestuar.
Edmond Stafaj është vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste Bukurosh Stafaj, i cili sot kryetar i qarkut të Elbasanit.

(Restoranti në pronësi të biznesmenit të arrestuar)
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO