ELBASAN-Policia e Elbasanit ka arrestuar një 31-vjeçar i cili ishte kthyer në makthin e qytetarëve që kishin biçikleta.
 
K.K bashkë me 22-vjecarin I.Z kishin grabitur 5 biçikleta brenda pak muajve. Zbulimi i dy grabitësve është bërë pas kallëzimit i një të riu, të cilët i kishin grabitur biçikletën.
 
Burime nga Policia e Elbasanit bëjnë me dije se dy të rinjtë i grabisin biçikletat me forcë, duke u këputur kavon e sigurisë.

Gjithashtu dy të rinjtë ruanin biçikletat që nuk ishin të lidhura dhe i merrnin ato. Policia e Elbasanit thotë se është shpallur në kërkim 22-vjecari I.Z.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com