Elbasan – Policia ka arrestuar shoferin 67-vjeçar të njërit nga automjeteve të përplasura ditën e djeshme në aksin "Librazhd-Elbasan", ku për pasojë mbetën të lënduar 6 persona.
Të plagosurit përfshinin shoferin e automjetit tjetër të identifikuar me inicialet A.A., 39-vjeç, 4 pasagjerë në automjetin e këtij të fundit. dhe vetë 67*vjeçarin të identifikuar me inicialet V.Ç.
"Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Ç., 67 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor "Librazhd-Elbasan", me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, banues në Librazhd, dhe për pasojë u dëmtuan shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën’,- njofton policia.