Elbasan, u braktisën nga fëmijët, burri i vuri flakën shtëpisë, çifti asfiksohet në banesë/ Emrat e viktimave

Dy të moshuar janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në fshatin Gjegjan të Elbasanit mbrëmjen e së martës. Shyqyri Liçi 65 vjeç dhe Sabrie Liçi 60 vjeç janë asfiksuar, pasi më herët kishte marrë zjarr banesa dy katëshe dhe bombolat e gazit ishin të hapura.  Grupi hetimor dyshon se Shyqyri Liçi i ka hapur me qëllim bombolat e gazit dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës.

65-vjeçari u ka vendosur zjarrin orendive shtëpiake dhe flakët janë përhapur edhe nga gazi. Shkak i këtij veprimi dyshohet se janë bërë problemet shëndetësore të dy të moshuarve dhe fakti se fëmijët e tyre prej kohësh nuk i kontaktonin. Të moshuarit i kishin 3 fëmijët e tyre jashtë Shqipërisë. Zjarrin fillimisht e ka parë nipi i të moshuarve, i cili është ngjitur në katin e dytë, por Shyqyri Liçi dhe Sabrie Liçi janë gjetur të vdekur.

Fqinjët e çiftit nga fshati Gjegjan i Elbasanit, tregojnë se janë të shokuar nga ngjarja. Fqinjët pohojnë gjithashtu se gruaja prej dy vitesh ishte e sëmurë, çka përforcon edhe dyshimin e policisë se hapja e gazit brenda në dhomë ka qenë e qëllimshme. Shkak i vdekjes sipas Policisë është tymi që ka dalë nga djegia e orendive shtëpiake, ndërkohë që mjekët nuk kishin mundësi të shpëtonin dy të moshuarit.
elbasan digjet cifti sot (1).jpg" style="height:493px; width:780px" />
Bombola që shkaktoi asfiksinë e të moshuarve

Njoftimi i plotë:

Policia njofton se shkak për zjarrin dyshohet të jetë një zjarrvënie e qëllimshme nga 65-vjeçari.

Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: Sh. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja V. Liçi, 61 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V.Liçi ka hapur bombolën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.

Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.

Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ???: 04/07/2018 09:10

    Ose dikush tjeter i ka bur flakën...???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët