Elbasan, atentat Florenc Çapes 
plagoset miku i tij dhe një policeArkiv/ Të gjitha lajmet për Çapjat

Elbasan, atentat Florenc Çapes <br />plagoset miku i tij dhe një policeArkiv/ Të gjitha lajmet për Çapjat
Miku i Florenc Çapjes, Bledar Muça mbeti i plagosur këtë të hënë në një atentat me armë zjarri të kryer ndaj tij, ndërsa e plagosur mbeti edhe një efektive e policisë së Elbasanit. Muça mësohet se ndodhej në mjetin Ford Focus me targa AA 234 TR. Në veturë dyshohet se ka qenë edhe Florenc Çapja, i njohur për lidhje të afërta me Muçën, por që nuk është dëmtuar.

Muça është një nga personat që ndodhej në lokalin e atentatit të 3 shkurtit të këtij viti në Elbasan, ku mbetën të vrarë, Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. Ndërkaq miku i tij, Florenc Çapja mbeti i plagosur në atentatin e 3 shkurtit.
 
Atentati i të hënës, ndodhi vetëm pak metra larg prokurorisë dhe drejtorisë së policisë së Elbasanit dhe pranë ish- spitalit të vjetër kirurgjik. Dyshimet e policisë janë se autorët mund të kenë qëlluar nga një automjet Volkswagen me AA 997 NE, dhe po kështu në drejtim të këtij mjeti është qëlluar me armë zjarri.
 
Dyshimet e policisë janë se mes dy mjeteve ka patur shkëmbim zjarri, nga i cili mbeti i plagosur Muça 37 vjeç, si dhe një efektive e policisë së Elbasanit e identifikuar me inicialet M. K. Dyshimet e policisë janë se atentati është drejtuar ndaj 37 vjeçarit, Bledar Muça. Kjo pasi ai është hetuar dhe ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi në vitin 2012 në Elbasan. Gjithsesi policia po heton edhe një pistë të mundshme për një atentat ndaj Çapjes.
 
Ndërkaq pas atentatit të dy të plagosurit mbërritën në spitalin e Elbasanit, ku iu nënshtruan ndërhyrjes së mjekëve. Pas mjekimit të marrë efektivja e policisë, u largua në banesë, ndërsa iu ka dhënë edhe një dëshmi kolegëve të hetimit të krimeve.

Ndërkaq policia në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar dy mjetet e përfshira në krim dhe po ashtu edhe shumë gëzhoja, disa prej të cilave i përkasin një arme automatike “Kallashnikov”. Policia ka arritur të gjejë një nga armët që mendohet se mund të jetë përdorur pas krimit.

Po ashtu hetuesit kanë shoqëruar më tepër se 15 persona në cilësinë e dëshmitarëve pas krimit.

vendngjarja
plagosja
elbasan
golfi
makina elbasan
(Foto nga vendngjarja) FOTO



  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë