ELBASAN - “Abuzimi me detyrën, mos zbardhja e vendimeve dhe pengesa në dhënien e drejtësisë për qytetarët”. Këto kanë qenë faktet, sipas Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të cilat, gjykatësi civilest Xheladin Karkini duhet të shkarkohet.
KLD e ka marrë këtë vendim dy ditë më parë, me unanimitet të plotë, duke miratuar kështu edhe kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Gjatë shqyrtimit të rastit në fjalë, Presidenti i Republikës, i cili është dhe kryetar i KLD-së, e konsideruan të papranueshme ekzistencën e rasteve të tilla, ku vetë gjyqtarët bëhen pengesë në dhënien e drejtësisë për qytetarët.
Xheladin Karkini është bërë më i njohur në rrethet gjyqësore, në shtator të vitit të kaluar, kur pas një tensioni të momentit dhe më pas, nga një përleshje fizike, u qëllua nga avokati Besnik Dyrmishi, i cili për shumë vjet ka qenë dhe Kryetar i Gjykatës së Librazhdit.
Shkak i konfliktit është bërë një tension i momentit, në lidhje me marrjen e një dosjeje dhe është dashur ndërhyrja e policisë, e cila e ka shoqëruar në polici avokatin. Por, duket se nuk ka qenë vetëm ky konflikt, arsyeja e shkarkimit të Karkinit. Avokati Besnik Dyrmishi, i cili është konfliktuar me të, më 20 shtator 2012, ka dhënë opinionin e tij mbi punën e gjyqtarit, në një intervistë për “Shqiptarja.com”.
Z.Dyrmishi, dje është shkarkuar nga KLD-ja gjykatësi i Elbasanit, Karkini. A mendoni se është bërë shkak zënka juaj me të?
Nuk mendoj se është kjo arsyeja. KLD-ja ka pasur të tjera arsye ndaj Xheladin Karkinit dhe mendoj se vendimi është i drejtë.
Po në lidhje me konfliktin tuaj me të, madje edhe përplasjen fizike...?
Unë jam shoqëruar në polici, ndërsa gjykatësi ka bërë kallëzim penal. Çështja ndaj meje është pushuar nga prokuroria dhe është mbyllur ky problem në aspektin juridik.
Çfarë doni të thoni me togfjalëshin “aspektin juridik”?
Dua të them që me drejtësinë i kemi “larë duart” me këtë çështje. Nëse unë e Karkini kemi diçka për të sqaruar apo biseduar rreth konfliktit, e kemi personale, private.
Pse mendoni se u shkarkua gjyqtari nga ana e KLD-së?
Karkini është një gjykatës civile dhe ai merrej kryesisht me çështjen civile që kanë lidhje me pushimet nga puna, me rikthimet në punë, dhënien e pagave të pashlyera nga punëdhënësit etj. Në këtë aspekt, ai ka pasur dhjetëra vendime të pazbardhura.
Kishte problem në punën e tij?
Mesa di unë, në zyrën e tij shkonin shumë persona, hallexhinj, që ziheshin me të, debatonin me të, vetëm për faktin, se ai nuk zbardhte vendimet. I mbante nga 6 muaj apo një vit dhe nuk zbardhte. Pikërisht, këto kanë qenë dhe arsyetimet e KLD-së, pas shqetësimeve nga qytetarët që nuk gjenin drejtësi. Pra, largimi i tij nga votat e anëtarëve të KLD-së, nuk ka qenë për arsyen e konfliktit me mua.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com