Elbasan, Balla firmos peticionin
për Vettingun:Ditët që vijnë,kritike

Elbasan, Balla firmos peticionin<br />për Vettingun:Ditët që vijnë,kritike
ELBASAN-I dërguari politik i Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Balla, ka firmosur peticionin për zbatimin e Vettingut.
 
Me këtë rast ai ka deklaruar se është e qartë që shqiptarët duhet të bashkohen për të shpëtuar Vettingun nga Berisha dhe Basha.
 
Ditët që vijnë –tha Balla, janë kritike për këtë qëllim pasi në parlament ngrihen 2 komisionet.
 
Bojkoti i PD-së nënkupton bllokim të Vettingut, bllokimi Vettingut nënkupton bllokim të reformës në drejtësi.
 
Balla nënvizoi se drejtësia sot i ngjan një koshi me mollë, ku frutat e kalbura ndotin gjithë pjesën tjetër.
 
Ai ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen për ta pastruar sistemin e drejtësisë nga ky korrupsion dhe për ta çuar vendin në rrjedhat evropiane.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh