Elbasan, Balla: Në 2009, Basha nxori nga burgu të inkriminuarit, i përdori për të kërcënuar socialistët

Elbasan, Balla: Në 2009, Basha nxori nga burgu të inkriminuarit, i përdori për të kërcënuar socialistët

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë takimit në Elbsan

ELBASAN - Në një takim të zhvilluar me gratë në qytetin e Elbasanit për t'i thënë stop pikave të basteve, që shkatërrojnë familjet dhe shoqërinë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se historia e llotove mori fund dhe prej 1 janarit nuk do të kenë më asnjë mundësi që pranë dyqanit të bukës të jetë edhe dyqani i basteve. Sipas Ballës, Elbasani e di fare mirë sesi bashkëpunoi Lulzim Basha me persona me të shkuar kriminale në zgjedhjet parlamentare të 2009, madje sipas tij i nxori dhe nga burgu për t'i përdorur për intimidimin e socialistëve dhe qytetarëve të Elbasanit. 

Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, sikurse e tha dhe Kryeministri në Kuvend ishin persona të dënuar për vepra të ndryshme kriminale. Ja ku ndahen ata që seriozisht e kanë betejën me krimin dhe ata që krimin e kanë thjeshtë dhe vetëm një alibi për si kanë bashkëpunuar ata me krimin. Nuk është larg 2009 dhe Elbasani e di fare mirë se si bashkëpunoi Lulzim Basha me persona me të shkuar kriminale, madje i nxori dhe nga burgu për t'i përdorur për intimidimin e socialistëve dhe qytetraëve të Elbasanit. Kjo është e vërteta e madhe. Sot PD nëse realisht e do familjen shqiptare dhe të mirën këtij vendi duhet të ishte e praishme në Kuvendin e Shqipërisë e të jepte votën pro mbylljes së basteve dhe të lojrave të fatit në këtë vend. Ne e dimë që PD-ja nuk ka as lideship, as ekip dhe as program. Ne jemi sot këtu për të ndarë me ju këtë lajm të mirë.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Gjatë bashkëbisedimit, një grua i ndërpreu fjalën Ballës, duke thënë: "Shyqyr që na kthyet burrat dhe djemtë në shtëpi"!, ndërsa socialisti se 92% e grave mbështesin nismën e qeverisë për mbylljen e pikave të basteve.

"92 për qind e grave e kanë mbështetur këtë vendim që kemi marrë sot. Vëmëndja jonë është tek familja dhe për ju. E kemi pasur këtë kërkesë prej një pjese të madhe të grave, nënave e motrave të Shqipërisë që duhet tijepnim fund kësaj mortjejeqë kishte 25 vjet që qarkullont dhe ishte biznesi më ii madh në këtë vend, që gjoja na paskësh prodhuar 7 mijë vende pune, por që në fakt na kishte shkatërruar vit pas viti me dhjetra e mijëra familje", tha Balla. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente

Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente