Elbasan, Balla: PD s’diti as të
qeverisë e as të bëjë opozitë

Elbasan, Balla: PD s’diti as të<br />qeverisë e as të bëjë opozitë
ELBASAN- Deputeti i PD Taulant Balla teksa ishte në Elbasan gjatë një bashkëbisedimi me banorët, nuk ka nguruar të komentojë situatën politike.

Ai ka kritikuar PD, ku u shpreh se nuk ka ditur të qeverisë vendin në 8 vitet e kaluara por as të bëjë dhe opozitës. Balla u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi, duke u shprehur se Partia Demokratike nuk e do Vettingun pasi eksponentët e saj kanë frikë reformën në sistemin gjyqësor.

"Askush nuk mund të tentojë t'i heqë popullit të drejtën e votës. PD është një parti që mirë që nuk diti të qeverisë 8 vjet, por nuk diti të bëjë asnjë ditë opozitë.  Një parti që bojkotoi Parlamentin e Shqipërisë, kur duhej të votoheshin Komisionet e Vettingut. Qeveria teknike, të dashur miq, është armiku më i madh i vendeve të punës. Qeveritë teknike s'i bëjnë asnjëherë mirë vendit të tyre. Gjithë kjo përpjekje e PD për ta zhytur Shqipërinë në një krizë, për ta kthyer Shqipërinë në vitet e errëta '97, nuk duhet të gjejë përkrahje nga asnjë banor”, u shpreh Balla.

Në fjalën e tij, Balla ka ritheksuar se kërkesa e PD për qeveri teknike është absurde, ku sipas tij përfaqëson më pak se 30% të popullit, është absurde.
 
Ai i ka bërë thirrje PD se nëse do të drejtojë vendin, duhet të futet në zgjedhje, dhe më pas është populli ai që vendos.
 
“Të kërkosh qeveri teknike ndërkohë që ti sot përfaqëson më pak se 30 % të popullit shqiptar me votat që ke marrë! Hyr në zgjedhje dhe nëse merr 50% plus 1 votë, merre qeverinë, drejtoje”, shprehet Balla.
 
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi