Elbasan, banorët e Bradashesh në
protestë kundër firmës greke Akto

Elbasan, banorët e Bradashesh në<br />protestë kundër firmës greke Akto
ELBASAN - Banorët e komunës së Bradasheshit në Elbasan, protestuan mëngjesin e sotëm duke pezulluar punimet në rrugën dytësore që lidh, Tiranën me Elbasanit.

Asnjë mjet i firmës greke “AKTOR” nuk ka mundur të vijojë normalisht punën dhe sipas banorëve ky është vetëm fillimi.

Banorët kërkojnë rindërtimin e kanalit vaditës, të cilën ata pretendojnë se është shëmbur nga firma greke gjatë punimeve të autostradës Tiranë - Elbasan.

Deri në fund të dhjetorit 2012 firma “AKTOR”, kishte marrë përsipër për të riparuar kanalin vaditës dhe, ç’do dëm të shkaktuar në 5  fshatra të komunës së Bradasheshit.

Afro 500 ha tokë kanë mbetur pa vaditur si rezultat i prishjes së kanalit vaditës nga firma greke.

Në mbështetje të banorëve të Bradasheshit ka dalë edhe kryetari i komunës Sabri Sollaku.

“Kjo protestë është e drejte nga banorët e bradasheshit sepse firma greke “AKTOR”, ka shkatarruar sistemin e vaditjes dhe të gjitha të mbjedhurat e fermerëve janë tharë”- th ai.

Ne si pushtet lokal shprehet- z.Sollaku,- kemi bërë një marrëveshje me këtë fimë dhe Autoritetin Kombëtarë të Rrugëve qysh një vitë më parë, dhe firma “AKTOR” duhet të rregullojë të gjitha dëmet që shkakton në infrastrukturën publike në kumën Bradashesh e më gjere. Askush nuk ka të drejtë të ndërtojë dhe të fitojë para në dëm të pronës së tjetrit"

Sipas banorëve, protestat do të vazhdojnë deri në një zgjidhje të kërkesave të tyre dhe në të kundërt  kërcënojnë se do të bllokojnë edhe rrugën nacionale qe lidh, Elbasanin me  Tiranë.


bradanesh

bradanesh

bradanesh
(Në foto protesta e banorëve të zonës Bradasheshit)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Rikthehen deputetët, të hënën rinis Parlamenti! Sfidat/ Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para

Rikthehen deputetët, të hënën rinis Parlamenti! Sfidat/ Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para