ELBASAN - Mbi 200 familje në “Lagjen e Re” në Elbasan vuajnë mungesën e ujit të pishëm prej 2 muajsh në rubinetat e shtëpisë së tyre.
Edhe pse lagjja është afër qytetit të Elbasanit, mungesa e kujdesit të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime ka shkaktuar një situatë tepër të ndërlikuar për këta banorë.
Të ardhur nga zona të thella nga periferia e Elbasanit, banorët e “Lagjes së Re” ndihen të harruar në një zonë, e cila ndodhet shumë pranë qytetit. Sakaq, banorët shprehen të indinjuar për mosvëmendjen, që ështe ndër vite, për të zgjidhur problemin e ujit të pishëm.
Një ndër problemet që shtrohet në “Lagjen e Re” është fakti se në vitet e fundit kjo lagje është mbipopulluar me familje të reja, ndërsa ndërhyrjet për të rritur investimet në rrjet nga ujësjellësit kanë qenë zero, shprehen banorët.
Një i moshuar thotë se, “nuk ka më keq; pa bukë mund të rezistosh, por pa ujë nuk rrihet. Unë nuk do të paguaj asnjë lek, nëse nuk më vjen uji në shtëpi”, shpreht i indinjuar i moshuari!
“Desh u vramë një ditë për ujin e pishëm”, shprehet një banore e Lagjes së Re. Më tej ajo shton: “Ju lutem na ndihmoni, po vritemi për ujin e pishëm”.
Banorët e Lagjës së Re, nëpërmjet mikrofonit “A1 Report!” kërkojnë të sensibilizojnë instancat përkatëse dhe problemi i tyre të zgjidhet një herë e mirë.
Ato duan të mos vuajnë çdo vit mungesën e ujit në shtëpitë e tyre dhe të mos e sigurojnë ujin e pishëm në formë alternative ose nëpërmjet puseve.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Desh u vramë për ujin e pijshëm"">