TIRANË - Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka uruar nga Universitetit i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, studentët dhe stafet akademike për fillimin e vitit të ri të studimeve.
Në urimin e tij ai ka prekur një problem të mprehtë, siç është ai për diplomat falso. “Diploma e merituar, nëpërmjet përkushtimit, dijes, punës dhe investimit tuaj personal,”- tha Basha, -“ndodhet nën kërcënimin e vazhdueshëm të diplomës fallco, të diplomës së blerë, të emërimeve nepotike apo politike, mbi baza jo transparente, me nota 5 apo 6 e jo për pozicione starti, por për pozicione që zakonisht shënojnë kurorëzimin e një karriere të suksesshme.
Ky është një sulm frontal ndaj shkollimit, si vlerë, ndaj duhet dhe do të qëndrojmë fort, për të lartësuar vlerën e përkushtimit të studentëve tanë, për të lartësuar vlerën e diplomës që merret me meritë, për të lartësuar meritën“ - u shpreh kryetari i PD Lulzim Basha.
Në këtë universitet, Basha ka përkujtuar edhe studentët që humbën jetën në aksidentin tragjik të Himarës.
“Më lejoni të kujtoj ata studentë të cilët tragjedia për fat të keq do i lërë përgjithmonë në kujtesën tonë dhe prindërve të tyre si studentë.
Janë pikërisht ata që humbën jetën në aksidentin tragjik të Himarës, të cilët do t’i kujtojmë me nderim por dhe me nostalgji në zemrat tona, për atë çka përfaqësonin për këtë universitet dhe familjet e tyre” - tha Basha.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com