ELBASAN – Ambasadori amerikan në largim Aleksandër Arvizu është shpallur sot "Qytetar Nderi" i Elbasanit. Edhe pse në mungesë të këshilltarëve të djathtë, Keshilli Bashkiak miratoi propozimin e kryetarit të bashkisë, z. Qazim Sejdini për dhënien e titullit "Qytetar Nderi" Ambasadorit amerikan.
Ky titull, ambasadorit amerikan i është dhënë me motivacionin “Për integritetin, humanizmin e lidershipin si mik i vyer dhe i nderuar i qytetit të Elbasanit me kontribut në zhvillimin e komunitetit të këtij qyteti dhe në ndërtimin e urave të mirëkuptimit midis palëve të dy popujve tanë."
Ndërsa, ish-këshilltari i PR-së, Selman Çomo, ka ngjallur debate lidhur me shqyrtimin e pikës së rendit të ditës që lidhej me dhënien e titullit “Qytetar Nderi” z.Aleksandër Arvizu. Sipas tij, kjo pikë e rendit të ditës duhej të shtyhej për në mbledhjen e radhës pasi, theksoi ai, do te ishte dinjitoze që në mbledhjen ku do merrte formën vendimore, propozimi në fjalë të mos kishte mungesa të atilla që marrin ngjyrime politike.
Arvizu e ka vizituar disa herë qytetin e Elbasanit duke treguar interes për zhvillimin e kryeqendrës së Shqipërisë së Mesme. Arvizu ka dhënë një kontribut të çmuar në “Planin dhjetë vjeçar të zhvillimit të qytetit të Elbasanit “ i cili u financua nga USAID.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com