ELBASAN - Kryeministri Berisha ka ngulur këmbë për të dytën herë sot nga Elbasani, se gjatë katër vjetëve të ardhshme do të luftojmë për liberalizimin e vizave me SHBA-në, duke plotësuar çdo kusht, çdo kërkesë, ashtu siç bëmë me BE-në.
Duke iu drejtuar qytetarëve të Elbasanit, Berisha tha: "Në 23 qershor ne do të firmosim së bashku për integrimin, jo vetëm për statusin, por edhe për hapjen e negociatave; së bashku, me reforma, ne do të luftojmë për liberalizimin e vizave me mikun më të madh të Shqipërisë, SHBA-në.
Besoj se nuk ka vend tjetër që mendja dhe zemra e shqiptarit të dojë më shumë, por ne do plotësojmë çdo kusht, çdo kërkesë, ashtu siç bëmë me BE-në. Lëvizja jonë e lirë në hapësirat e vendit mik është ëndërr që do realizohet në katër vitet që vijnë.
Ata që më tregojnë mua të kundërtën, u them: kontrolloni pak grupin parlamentar se sa të refuzuar për viza keni në atë vend sepse ne do të bëjmë të pamundurën“, - theksoi Berisha.
BLUSHI TE VIJE TE MARRE TESEREN E PD, SEPSE E FITOVA BASTIN, E NDERTOVA TUNELIN E ELBASANIT
Në vijim të premtimit të tij, q ë ngjalli shumë entuziazëm tek turma, Berisha tregoi një bast të vjet♪7r vënë nga vetë deputeti socialist ben Blushi: "A e kishim dje këtu atë faturinon e autobusit?" - pyeti ai simpatizantët. - " Se do t'ju tregoj një histori të shkurtër. Përshëndeteni z.Blushi dhe pyeteni: Ku e ke teserën e PD-së?
Se kur morëm vendimin për ndërtimin e tunelit, ai deklaroi se Berisha po e ndërtoi tunelin, unë do marr teserën e PD-së! Tani ai s’guxon t’i afrohet, po struket në autobus. Ata në autobus, kurse ne do ndërtojmë autostradën, landfillin e Paprit e do bëjmë gjithçka për të ecur përpara".
KANDIDATET E ELBASANIT, KRYESON LISTEN ARBEN IMAMI
Kryeministri Berisha prezanton sot, kandidatët për deputetë të PD-së në Elbasan: Arben Imami, Eduard Selami, Ardian Turku, Luçiano Boçi, Dashnor Sula, Arbjola Halimi, Aurel Bylykbashi, Irena Progni, Rrahim Çota, Mati Çela, Zamir Muzhaqi, Medi Shehu, Hysen Moli, Muharrem Kajolli dhe Bujar Cakani.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha, premtimi i parë për liberalizimin e vizave me SHBA