Elbasan: Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët
ELBASAN, 12 Prill /ATSH/ Miranda Sadiku.- Me qindra besimtarë ortodokse kremtuan gjatë natës së djeshme dhe mengjesin e sotëm ringjalljen e birit të Perëndisë, Jezu Krishtit. Besimtarë të shumtë, mbas orës 23.00 kanë mbushur plot kishën “ Shën Maria” në lagjen Kala, për të marrë pjesë në meshën e drejtuar nga famulltari i kishës At […]
/ATSH/ Miranda Sadiku.- Me qindra besimtarë ortodokse kremtuan gjatë natës së djeshme dhe mengjesin e sotëm ringjalljen e birit të Perëndisë, Jezu Krishtit.
Besimtarë të shumtë, mbas orës 23.00 kanë mbushur plot kishën " Shën Maria" në lagjen Kala, për të marrë pjesë në meshën e drejtuar nga famulltari i kishës At Nikolla Marku.
Mesazhe për më shumë paqe, shpresë dhe dashuri vllazërore, janë përcjellë nga At Nikolla si edhe besimtarët ortodoksë të cilët një zëri janë lutur duke thënë fjalët "mirësia, dashuria dhe toleranca duhet të mbizotërojë në tokë".
Pas orës 24.00 besimtarët përplasin me njëri tjetrin vezët e Pashkëve, që simbolizon çarjen e pushtetit të Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezët janë simbol i lindjes së jetës nga guacka e vdekjes.
Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij, dhe është festa me e shenjtë për besimtarët e krishterë. Sipas Biblës, me ringjalljen e Krishtit, ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e Madhe kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq, në të Dielën e Pashkëve kur ringjallet.
Por atmosferë ka pasur gjatë orëve të vona të natës edhe në kisha të tjera të qytetit të Elbasanit, kisha " Shën Thanasi" kisha e Shelcanit, ku besimtarët kanë marrë pjesë në meshë si dhe kanë ndezur qiriun e Pashkëve në këtë natë të shenjtë të ringjalljes së Krishtit.
Festa vazhdon edhe ditën e sotme deri në mesditë ku sipas traditës, besimtarët kryejnë vizita për të uruar njëri tjetrin si dhe për të këmbyer vezët e kuqe që përgatiten posaçërisht për këtë ditë. Besimtarët ortodoksë si edhe Kishën " Shën Thanasi" e ka vizituar edhe kreu i bashkisë Qazim Sejdini i cili ka uruar mbarë besimtarët mbarësi, shëndet dhe paqe në familjet e tyre.
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.5%
-
Frikë se humbin
43.5%
-
Arsye të tjera
8.1%
Vota total: 1581
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 14 majit, Duka: Vë bast se mazhoranca nuk merr vota si më parë! Vangjeli: Pjesëmarrja e rëndësishme, shumica shkon drejt kutive të votimit
29 Mars, 15:27
-
Grossi në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s: Po marrim masa për të shmangur katastrofën
29 Mars, 15:22
-
Vijojnë protestat në Francë, qytetarët vërshojnë nëpër rrugë, 175 policë të plagosur! 2 milionë protestues kundër reformës së pensioneve
29 Mars, 15:22
-
Me pikë të njëjta si 11 vite më parë, Alonso: Mendova se isha në tunel të errët, jam kampion
29 Mars, 15:10
-
Kakavijë/ Mashtroi një shqiptar nga Kosova dhe i mori 9 mijë euro, në pranga 41-vjeçari nga Hondurasi, po ikte në Greqi
29 Mars, 15:01
-
Shkoi për të prerë dru, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat! I ra trungu i pemës
29 Mars, 14:52
-
Rama: Po hartojmë draftin, s’ka më leje ndërtimi për kompanitë që japin paga minimale! Metri katror ka shkuar mbi 1 mijë euro, ç’kuptim ka ky shfrytëzim?
29 Mars, 14:49
-
U arrestuan pas përplasjes me policinë polake, lirohen 4 tifozët e kombëtares shqiptare
29 Mars, 14:42
-
FOTO/ Pamjet në Zelandën e Re mahnitin botën, spektakël dritash në qiej
29 Mars, 14:38
-
Erion Veliaj flet me emra: JOQ dhe Lolita u vendosin gjoba linjave të autobusëve! Ja kush janë pronarët
29 Mars, 14:31
-
'Ti dhe Luizi çift gjithë jetën', Kiarës i del në mbrojtje gjyshja: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
29 Mars, 14:23
-
Vajzat arbitre: Të arbitrosh ndeshjet e meshkujve? Ja çfarë na bën përshtypje…
29 Mars, 14:18