ELBASAN - Në kuadër të masave të marra për sigurinë e qarkullimit rrugor duke marrë shkas dhe nga ditët e fundit, ku në qytetin Elbasan qarkullojnë motorra me shpejtësi të madhe dhe që bëhen shqetësim për qytetarët, nga ana e shërbimeve Komisariatit te Policisë Elbasan si dhe të Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Elbasan, është hartuar një Plan-Masash për identifikimin dhe bllokimin e tyre, por edhe te automjeteve të cilët nuk disponojnë dokumentacionin përkatës.

Kështu, gjatë periudhës janar-gusht si dhe gjatë ditëve të para të muajit shtator, janë bllokuar në mënyrë të menjëhershme:

- 157 ( njëqind e pesëdhjetë e shtatë ) motorra, të tipave të ndryshme, të cilët qarkullonin në qytetin Elbasan duke u bërë shqetësim për qytetarët.
- 113 (njëqind e trembëdhjetë) automjete për mungese dokumentacioni.

Nga ana e Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga Njësia Rajonale e qarkullimit rrugor, po vazhdon ende puna për bllokimin e motorrave të cilët qarkullojnë me shpejtësi dhe që nuk kanë asnjë dokumentacion përkatës.

(an.qo/Gre.M/Shqiptarja.com)