ELBASAN- Pas akuzave të bëra mediatikisht të bëra nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, AKU duket se është zgjuar nga gjumi letargjik ku kishte rënë.
Ditën e sotme mësohet se pas një kontrolli në Elbasan, janë bllokuar një sasi pre 17.5 ton farë misri. Nga analizat e kryera, rezultoi se treguesi i fuqisë mbirëse për mostrën e farës së misrit me emërtimin " LG 30600" ishte nën normën zyrtare të lejuar për mbjellje. AKU njofton se ndaj subjektit i është vendosur 200,000 (dyqind mijë) lekë për tregtimin e farave me fuqi mbirëse nën normën e lejuar dhe bllokim të kësaj sasie prej 17.5 tonë fara misri.
Se për cilin subjekt bëhet fjalë, AKU zgjedhë të mos e bëjë sërish publike, duke treguar një mungesë transparence me konsumatorin.
Shume gabim qe nuk e tregojne sepse ai objekt ka furnizu dhe pika te tjera dhe keshtu i behet keq fermerve te tjere.
Përgjigju