Siguria ushqimore, AKU zero transparencë për produktet e bllokuara

Siguria ushqimore, AKU zero transparencë për produktet e bllokuara

Siguria ushqimore vijon që të jetë kryefjalë e ditëve të fundit në vend. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se vijon punën dhe se ka ushtruar dy kontrolle për ushqimet që futen në burgun e Korçës dhe në Tiranë, nga ku ka konstatuar shkelje për mishin dhe vajin luledielli jashtë standardeve. Por ajo që bie në sy në njoftimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është mungesa e transparencës. Institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore nuk publikon emrat e subjekteve private që janë kapur me shkelje nga kontrollet duke u mjaftuar vetëm me faktin që njërit i është bllokuar malli dhe tjetri është gjobitur. Por si mund të informohen qytetarët që të mos drejtohen për të blerë produkte në këto subjekte për të shmangur rrezikun? Kësaj pyetje duhet ti japë përgjigje AKU-ja.

Deklarata e plotë ku nuk publikohen emrat e subjekteve
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ne bashkepunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve me qëllim garantimin e sigurisë së ushqimit që u shërbehet nje kategorie specifike konsumatori, ka ndërmarrë dy kontrolle zyrtare: Më datën 02.05.2019, trupa inspektuese e AKU Korcë ka kontrolluar një ngarkese mishi prej 209 kg ne nje subjekt i kontraktuar per furnizimin e IEVP Drenove, Korce. Gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se nje pjese e ngarkeses me kete produkt ne sasine 88 kg nuk ishte e pajisur me shenjat identifikuese (vulën) te stabilimenrit ku ishte kryer therja dhe nuk shoqerohej me dokumentacionin perkates (certifikata veterinare) sic përcakton legjislacioni në fuqi.

Ndaj subjektit për shkeljen e konstatuar “Therje e kafshëve në kundërshtim me procedurën e parashikuar” u mor masa “administrative gjobë” në masën 100 000 (njeqindmije) Lek, si dhe masa administartive “bllokim” për 88 kg mish vici për asgjesim. Trupat inspektuese te Drejtorise Ranonale te AKU Tirane kane marre mostra per kontroll zyrtar per nje parti mall (2028 lt Vaj Luledielli ne limitet e afatit te skadences) qe furnizohej nga DPRMSH per IEVP Tirane. Analizimi i mostrave te marra rezultoi me treguesit fiziko-kimik (numri i peroksideve) mbi normen e lejuar dhe si rrjedhoje kjo parti malli prej 2028 lt Vaj Luledielli eshte bllokuar ne subjekt pasi eshte pasigurte per konsum human dhe subjekti eshte detyruar te ndjeke procedurat e metejshme te agjesimit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI