Elbasan/ “Bradasheshi” sekuestron 7 kilogramë lëndë narkotike, në pranga poseduesi (VIDEO)

Një operacion antidrogë është finalizuar nga drejtoria e policisë së Elbasanit. Policia njofton se janë sekuestruar 7 kilogramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva në formë çokollate.

Mësohet se është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike, ndërsa një shtetase tjetër është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ‘moskallëzim krimi’. Artur Gjolena, 37 vjeç, është arrestuar nga Policia.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar "Bradasheshi". Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike. 

Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetase (pasagjere), për mos kallëzim krimi. Sekuestrohet 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Bradasheshi".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

• Artur Gjolena, 37 vjeç, banues në Tiranë. 

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për "Mos kallëzim krimi", shtetasja: (pasagjere në mjetin ku u gjet lënda narkotike)

• V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", " Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" të parashikuar nga nenet 283, 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Artur Gjolena, dhe për veprën penale "Moskallëzimi i Krimit" të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases V.K.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!