ELBASAN - Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Aldo Bumçi u ka bërë thirrje drejtuesve të opozitës që të mos luajnë rolin e gjykatësit, por të dënojnë ngjarjen e rëndë në Kurbin, ku mbeti i vrarë simpatizanti i LSI-së, Gjin Gjoni.

"I bëj thirrje kokave të nxehta, dy drejtuesve të opozitës që të distancohen nga një gjuhë arrogante, banditeske, nuk janë në pozitë dhe nuk mund të bëjnë në një vend të lirë, as prokurorin dhe as gjykatësin. I bëjmë thirrje të distancohen nga një pozitë e cila në vend që të sjellë qetësi dhe gjakftohtësi nxit sjellje të papërgjegjshme.

U bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime. Vota e tyre do të numërohet me transparencë, me ndershmëri",-tha Bumçi.

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)