Elbasan,Çapjat s'pranojnë akuzat:
Nuk kemi qëlluar mbi policët

Elbasan,Çapjat s'pranojnë akuzat:<br />Nuk kemi qëlluar mbi policët
Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët, asnjë nga personat nuk ka pranuar akuzat, duke pohuar se nuk kanë qëlluar asnjë efektiv policie. Sipas tyre, ata kanë qënë në banesat e tyre kur kanë dëgjuar të shtënat me armë, dhe se më pas kanë dalë jashtë për të mësuar diçka më shumë. Mirëpo këto pretendime nuk janë marë në konsideratë nga prokurorët, të cilët pritet që ditën e sotme të dalin në masën e sigurimit tre personat e arrestuar.

Dy ditë pas atentatit
Vetëm dy ditë pas atentatit me automatik ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës në qendër të Elbasanit, dy breshëri kallashnikovi, kanë prishur qetësinë e qytetit. Plumbat e parë janë hedhur në ajër, pikërisht në lagjen ku jeton fisi Çapja dhe më pas ka pasur një shkëmbim zjarri mes policisë dhe tre personave. Personat që kanë qëlluar me automatik kanë qënë shumë pranë hotel “Univers”, pronë kjo e familjes Çapja. Tre persona kanë qëlluar me armë, në ajër pasi kanë vënë re një automjet civil, brenda së cilës qëndronin dy persona civilë.

Çapjat kanë menduar se mjeti ishte në vëzhgim e sipër me qëllim për ti bërë atentat, por që në fakt nuk ka qënë ashtu siç ata kishin menduar. Në makinën tip “Peuget” që ishte parkuar afër hotelit, ishin dy efektivë të polcisë së Elbasanit, të cilët ishin ngarkuar për të vëzhguar lëvizjet e Çapjave. Ndërkohë që një grup tjetër vërzhgimi me dy persona të tjerë kanë qëndruar në një zonë tjetër. Dy grupet e vëzhgimit janë dislokuar që mbrëmjen e tre ditëve më parë pranë zonës ku jetojnë Çapjat, por prania e tyre ka rënë në sy prej tyre.

Përplasja me armë
Sipas burimeve, bëhet me dije se kanë qenë katër policë të ndarë në dy grupe vëzhgimi. Policët kanë qënë pa uniformë me makinë private në mision për të mbikqyrur lëvizjet e Çapjave. Ata kanë kaluar disa herë me makinë para hotel “Univers”. Ky veprim është marrë si provokim nga pjesëtarët e familjes Çapaj, të cilëve u kanë lindur dyshime se mund të jenë hasmit e tyre. Për këtë, ata kanë ndjekur makinën private me efektivët pa uniformë dhe kanë qëlluar mbi ta në ajër. Menjëherë pas kësaj makina e policisë ka shtuar shpejtësinë, por tre persona të fisit Çapja ka qëlluar sërisht me automatik drejt makinës.

Të ndodhur mes plumbave, oficerët e policisë kanë reaguar me armë duke qëlluar me armë, dhe njoftuar me radio kolegët e tyre, të cilëve u kënë kërkuar përforcime pasi ishin sulmuar më armë. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar në radhët e uniformave blu dhe as nga pala tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë mbëritur katër grupe të repartit RENEA dhe një autoblindë të cilat janë vënë në ndjekje të një automjeti tip “Honda”, me targë “AA 411 AU”, në pronësi të Çapajve, ku njëri nga autorët që ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë