ELBASAN - Rriten të gjitha çmimet e prodhimeve bujqësore dhe tryeza e ndërrimit të vitit do të jetë më pak e mbushur, krahasuar me një vit më parë. Në tregun kryesor të qytetit, aktualisht çmimet janë dyfishuar duke i rënduar së tepërmi xhepat e qytetarëve. Kështu do të festohet nga një pjesë e mirë e pensionistëve, si edhe të papunët në Elbasan që janë të shumtë. Është e pamundur që një familje t’i përmbushë nevojat e saj me çmimet të cilat kanë arritur majat.
Trangulli ka shkuar 3 mijë lekë të vjetra, po kështu dhe specat kanë njohur rritje të menjëhershme të çmimit, gjelat e detit me 7 deri në 8 mijë lekë, ku njerëzit e kanë të pamundur që me këto çmimet të festojnë Vitin e Ri.
Produkt tjetër i rëndësishëm për festat e fundvitvitit është arra, e cila ka kapur një çmim rekord kur arrin të tregtohet deri në 8 mijë lekë për kilogram dhe sipas tregtarëve ky është çmimi më i lartë që arra është shitur ndonjëherë.
Përpara mikrofonit të A1 Report pensionistët dhe të papunët shprehen se nuk kanë mundësi financiare të blenë këto produkte me çmime shumë të larta.
“Nuk mundem të blejnë me këto çmime të kripura dhe shpërblimi prej 2 mijë lekë të reja i dhënë nga qeveria është i papërfillshëm kur shikon këto çmime të rriten nga dita në ditë”, u shpreh një pensioniste.
Në Elbasan nuk ekziston një zyrë për mbrojtjen e konsumatorit, dhe mishi i gjelit të detit shitet pa vulë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, të cilët përpara 3 javësh paraqitën një plan-masash për frenimin e shitjes së mishit pa vulën e veterinerit.
Si çdo qytet tjetër edhe në Elbasan është bërë një dekor i bukur me drita në qendër të qytetit, ku në bulevardin kryesor është ngritur pema e Krishtlindjeve duke sjellë sado pak atmosfere festive në qytet. Të gjitha këto zbukurime nuk janë bërë as nga pushteti qendror por as nga ai lokal, sepse buxheti është tejet i limituar por nga disa biznesmenë elbasanas, të cilët kanë kontribuar falas për festat e fundvitit.
Ndërrimi i vitit nuk do të ketë as një koncert festiv me këngëtarë të njohur siç ka pasur vitet e kaluara, por e vetmja gjë që është konfirmuar në këtë kohë krize është një shfaqe me fishekzjarre e sponsorizuar nga bashkia.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

prag të festave të fundvitit">