ELBASAN - Dëmtohet në qytetin e Elbasanit monumenti Çamëria (Klithma). Persona të panjohur i kanë dëmtuar sot në mbrëmje shkronjat e bronxta të monumentit.
Pas ngjarjes, policia ka arrestuar dy vetë si autorë, pasi ata janë piksur nga një roje i një objekti privat, i cili ka lajmëruar policinë.
Policia ndërkohë po vazhdon hetimet, pasi mendohet se në ngjarje janë përfshirë më shumë se dy vetë.
Monumenti Çamëria ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit. Ai i kushtohet genocidit grek mbi popullsinë çame dhe pritjes që i bënë elbasanasit komunitetit çam, që u strehua në këtë territor.
Por rreth dy jave me pare atij iu demtuan edhe germat e mbishkrimit prej bronxi dhe ai tashmë nuk është më i lexueshëm dhe nuk mund ta përcjellë mesazhin për këdo që ndalet dhe e shikon.
Monumenti Klithma është realizuar me kontributin e komunitetit çam në Elbasan rreth 5 vjet më parë me autor skulptorin e njohur Vladimir Caridha.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com