ELBASAN- Vrasje me thikë në një ceremoni dasme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Jagodinë të Elbasanit. Ka qënë një konflikt I nisur që para fillimit të ceremonisë martesore, që nuk është harruar nga shtetasi, Blerim Mece, banor fshatit Jagodinë.

Menjëherë pas dasmës së zhvilluar në banesën e shtetasit Blerim Esja, autori i këtij krimi Blerim Mece ka vijuar debatin e nisur me 56 vjecarin Pëllumb Belegu, I ardhur nga Cerma e Lushnjës dhe më pas e ka goditur atë me thikë duke e lënë të vdekur në vend.

Në përpjekje për të ndarë autorin dhe viktimën, të cilët mësohet se kanë qënë nën efektin e alkoolit, kanë mbetur të plagosur edhe dy dasmorë të tjerë, Mariglen dhe Edmond Dushku. Ata janë transportuar në spitalin rajonal, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq menjëherë pas ngjarjes policia dhe rrethoi një banesë në fshat, ku ishte fshehur autori I krimit dhe arriti ta vendosë atë në pranga.
(aq/ jd/shqiptarja.com)