ELBASAN - Dëmtimi i bizneseve nga pezullimi i rikonstruksionit të rrugës “Thoma Kalfei” dhe trafiku i rënduar në këtë rrugë kanë qenë në shqetësimet e ngritura nga këshilltari i djathtë, Blendi Himçi në mbledhjen e sotshme të këshillit bashkiak në Elbasan.

Himçi theksoi se duhet gjetur një zgjidhje e menjëhershme për këtë problem, pasi është shqetësim edhe për qytetërët e Elbasanit. Ai propozoi ngritjen e një grupi pune për menaxhimin e trafikut rrugor në qytet në disa pika nevralgjike.

Ndërkohë kreu i bashkisë, Qazim Sejdini pohoi se Instututi Arkeologjik i ka kërkuar Institutit të Monumeneteve të Kultures, që të shpallet monument kulture zbulimi arkeologjik ne sheshin e Namazgjasë.

Por ndërkohë bashkia ka kërkuar që të objekti të ruhet dhe të mbulohet dhe një periudhë të mëvonshme, kur të gjenden financimet, të bëhët e vizitusheme.

elbasan rruga

elbasan2
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)