ELBASAN- Një krim brenda familjes tronditi orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Elbasanit. Një 62-vjeçar qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, 19 vjet më të vogël. Çifti, prindër të 3 fëmijëve jetonin në lagjen ‘Emin Matraxhiu”.
"Agron Hasani 62 vjec, i cili është bashkëshorti i viktimës, e ka goditur disa herë me mjet të mprehtë të llojit thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjërhershme, bashkeshortes së tij Vergjinush Hasani."- informoi policia sot në mëngjes.
Ndërkohë që korrespondenti i Tv A1 Report, Andi Qosja informon se çifti para disa kohësh kishin bërë procedurat për divorc por më pas i kishin ndërprerë. Vrasja mendohet se ka motiv xhelozinë.
43-vjeçarja Vergjinush Hasani gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia arrestoi bashkëshortin dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroi thikën me të cilën Agron Hasani kreu krimin. Mendohet se para vrasjes mbi gruan ishte ushtruar dhunë fizike.
RREFEN BURRI: E VRAVA SE ME DHUNONIN DJALIN
Para oficerëve të policisë gjyqësore dhe prokurorit të çështjes 62-vjeçari Agron Hasani ka pranuar vrasjen duke thënë se e kishte bërë pasi donte të mbronte djalin e tij, i cili dhunohej dhe keqtrajtohet nga të dashurit e gruas. Ai tregon se i kishte pranuar tradhtitë e shumta të gruas prej kohësh, vetëm për hir të fëmijëve por kur puna arriti deri tek dhunimi i djalit nuk kishte duruar më.
“Kam pasur motive të forta që më kanë detyruar të dal jashtë natyrës time. E kam humbur kontrollin pasi ishte mbushur kupa dhe nuk mbante kurrsesi më. Kemi kaluar një jetë të tërë mes konfliktesh dhe erdhi një moment që ena nuk mbante më. Jam tradhtuar sistematikisht prej saj dhe ia kam falur për hir të ruajtjes së qetësisë në familje. Por kur punët shkuan përtej tradhtisë nuk ka burrë në botë që të durojë, sado që të ketë mendje e logjikë të shëndoshë. Ajo me tradhtinë e saj po më fuste në sherr edhe fëmijët dhe kjo ishte e pafalshme dhe e patolerueshme. Situata arriti kulmin ditët e fundit saqë ngjarjet e ndodhura janë të tmerrshme për t’u rrëfyer e jo më për t’u përjetuar. Kështu ndodhi edhe gjatë fundjavës kur e vrava bashkëshorten time. E kam vrarë për të shpëtuar djalin. Vetëm pak ditë më parë atë ma dhunuan e keqtrajtuan dashnorët e saj" përfundoi rrëfimin 62-vjeçari Agron Hasani.
Lajmi u publikua fillimisht në orën 7:38 dhe u përditësua në orën 15:35
(sg/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com