Elbasan dhe Berat, invalidët prej 3
muajsh s’marrin pagesën e paaftësisë

Elbasan dhe Berat, invalidët prej 3<br />muajsh s’marrin pagesën e paaftësisë
ELBASAN- Në Elbasan dhe në Berat invalidët prej 3 muajsh nuk marrin ndihëm e paaftësisë. Ata ankohen se nuk marrin asnjë lloj shpjegimi, ndërsa pagesa që presin u nevojitet për ilaçe dhe shërbime të tjera të domosdoshme.

Për pasojë, mosmarrja e pagesave i ka detyruar invalidët të protestojnë para ambjenteve të Bashkisë së Elbasanit, duke kërkuar që ndihma e paaftësisë të likujdohet sa më parë. Ata ankohen se me ndihmën që marrin është e vetmja mundësi për të blerë ilaçet dhe për t’u ushqyer.

Përgjegjësi i Zyrës së Ndihmës Ekonomike dhe Aftësisë së Kufizuar në Bashkinë e Elbasanit, Shefki Lika, shprehet se “pavarësisht kërkesave të herëpashershme, fondi nuk është lëvruar ende”.

Me qindra qytetarë paraqiten çdo ditë në zyrat e Bashkisë dhe të njësive të tjera të qeverisjes vendore për të marrë pagesat e invaliditetit dhe të aftësisë së kufizuar por, përgjigja e vetme që marrin është se nuk ka fonde.

BERAT, PROTESTA E INVALIDEVE
E njëjta situatë paraqitet edhe në qarkun e Beratit. Rreth 1400 invalidë prej 3 muajsh nuk marrin ndihmën e paaftësisë. Për pasojë, nuk blejnë dot ilaçet dhe nuk marrin shërbime të tjera të domosdoshme për ta.
Invalidët shprehen se do të ndërmarrin çdo lloj proteste nëse nuk paguhen, pasi nuk mund të përmbushin nevojat më jetike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës