ELBASAN- "Të pastrojmë Shqipërinë në një Ditë". Kjo është nisma që kanë ndërmar dhjetëra të rinj në mënyrë vullnetare për mbajtjen pastër të ambjentit në qytetin e Elbasanit. Nisma e mbështetur edhe nga ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka si synim edhe denoncimin e ndotjes në ambjent.

Të rinjtë kanë zhvilluar një takim edhe me kreun e bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili garantoi se brenda muajit nëntor qeveria e re do t’i hapë rrugë ndërtimit të një landfilli për grumbullimin e mbetjeve urbane.

Ky aktivitet do të zhvillohet në të gjithë Shqipërinë në datën 22 nëntor, dhe ka si synim sensibilizimin e qytetarëve dhe sidomos të rinjve që të bëhen pjesë aktive për denoncimin e ndotjes dhe mbajtjen pastër të ambjentit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)