Një 26-vjeçar në Elbasan u arrestua nga policia pasi ka dhunuar babanë e tij.

Gjithashtu mësohet se ai e ka kërcënuar për ta goditur me thikë.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: B.H., 26 vjeç,  banues në Elbasan,  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet  të mprehtë thikë babin e tij" - njofton policia.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.