Një person, që përdorte dy emra, i ka vënë flakën dy automjeteve të parkuara ngjitur me Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit. Automjetet e parkuara ngjitur me njëra-tjetrën janë një Volkswagen me targë Aa 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiu, dhe një Skoda me targë AA 702 Dl në pronësi të Bledar Hoxhës.

Policia ka bere te mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Nderkohe nga hetimet eshte zbuluar se ai ka lidhje edhe me djegien e disa automjeteve të tjera të ndodhura më parë në vende të ndryshme të qytetit të Elbasanit. Mario Toçi i cili njihej ndryshe edhe si Englent Toçi, dyshohet si autor edhe për gjashtë ngjarje të tjera te ngjashme.

-Më 12 shkurt, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

-Më 4 shkurt, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

-Më 9 prill, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet.

-Më 10 gusht, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

-Më 21 nëntor 2018, në lagjen “Partizani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht mjeti i cili ishte i parkuar në rrugë.

-Më datë 19 dhjetor 2018, në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. 

Autori i dyshuar i zjarrëvënies Mario Toçi