ELBASAN - Një makinë luksoze është shkrumbuar në qytetin e Elbasanit gjatë natës. Dyshohet se zjarrin në automjetin tip “Benz” me targa AA 797 EL, është i qëllimshëm. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pranë drejtorisë së Tatim-taksave.
Mjeti ka qenë i parkuar aty që në mbrëmje, ndërsa gjatë natës ka rënë zjarr duke e djegur të gjithin. Policia ende nuk ka bërë të ditur emrin e pronarit të mjetit, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Policia e Elbasanit thotë se mjeti prej pak kohësh i është shitur një biznesmeni pjesë e Konfindustrisë, Elis Baushi nga Ardjan Subashi, çka e bën të paqartë se kush ka qenë në të vërtetë objektivi kryesor i zjarrvënies.
Policia e Elbasanit po vijon punimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com