ELBASAN - Digjet në Elbasan, flamuri kuq e zi i cili qëndronte pranë shatores se bustit të “Aqif Pash Elbasanit”, në qendër të këtij qytetit. Persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën flamurit nga i cili nuk ka mbetur më asgjë.
flamuri i djegur
(Në foto: Vendi ku u dogj flamuri shqiptar tek busti i Aqif Pashë Elbasanit)

Burime nga Policia e Elbasanit kanë bërë të ditur se, kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, por ende nuk ka një version për këtë skandal të ndodhur gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme. Burime nga policia thanë se, shumë shpejt do të zbardhet ky veprim vandal.
flamuri i djegur elbasan
(Në foto: Shtylla ditën e sotme, pa flamurin shqiptar në Elbasan)

Flamuri i madh ishte vendosur në qendër të Bulevardit “Aqif Pasha” në datën 26 nëntor të vitit 2012 dhe simbolizonte shpalljen e pavarësisë së këtij qyteti në vitin 1912.

busti i aqif pashes 
(Në foto: Flamuri kuq e zi që ndodhej tek busti i Aqif Pashë Elbasanit)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)