Kjo e dielë, nuk ishte e zakonshme në Gjinar, një fshat jo shumë larg Elbasanit, i mësuar prej vitesh me vizitorë.
Dita e Tregut, një aktivitet i organizuar nga Bashkia, në prag të festave të fundvitit, mblodhi këtë herë biznese dhe prodhues vendas, të cilët ofruan ushqime tradicionale, pije, produkte artizanale dhe shije autentike të zonës, në Panairin e produkteve lokale.
“Gjinari është destinacioni më i rëndësishëm malor i Bashkisë së Elbasanit. Po tentojmë që pas transformimit të qendrës, të krijojmë mundësi që të jetë i frekuentuar dhe gjatë javës",- shprehet kryebashkiaku Gledian Llatja.
Për banorët vendas dhe jo vetëm, organizime të tilla duhet të jenë më të shpeshta, me qëllim promovimin e prodhimeve të zonës, por edhe bujtinave që po marrin jetë.
Tregu i fshatit në Gjinari, që u zhvillua në këtë prag Krishtlindjesh, veç të tjerash ishte dëshmi e resurseve që ofron zona malore, pjesë e fshatrave turistikë të vendit.
Komente












