Elbasan, Dr.Tahiraj emërohet
drejtorja e re e spitalit rajonal

Elbasan, Dr.Tahiraj emërohet<br />drejtorja e re e spitalit rajonal
ELBASAN -  Drejtorja e re e Spitalit Rajonal të Elbasanit quhet Dasantila Tahiraj. Ajo u prezantua sot nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj në një takim me mjekë, administratë dhe punonjës të këtij institucioni.
 
Beqaj tha se  “Dr. Dasantila Tahiraj, me përvojën e saj profesionale dhe njerëzore, do të dijë të zbatojë programin e Qeverisë së re, sfida kryesore e të cilit, është që t’u rikthejë qytetarëve besimin e humbur tek shërbimi shëndetësor dhe t’u krijojë profesionistëve, kushtet e nevojshme për të shërbyer me cilësi.”

Emërimi i Dr. Tahiraj në këtë detyrë vjen pas një përvoje të rëndësishme në detyra drejtuese të administrates, në Drejtorinë e Shëndetit publik dhe Shëndetit parësor në Elbasan; në detyra si si mjeke dermatologe dhe angazhimeve të tjera si anëtare e këshillave bashkiakë për shëndetësinë e mjedisin në Bashkinë e Elbasanit deri edhe kryetare e këshillit bashkiak të këtij qyteti.”

Nga ana e saj, Dr.Tahiraj nënvizoi gatishmërinë dhe angazhimin e saj  në përmbushjen e programit të Qeverisë së re.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë