Një aksident është shënuar në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në fshatin Mengel, Elbasan.
 
Nga aksidenti ka mbeturi plagosur  drejtuesi i motorrit, i cili është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Fation Demiri, 28 vjeç ka goditur mjetin me drejtues 54 vjeçarin, I.SH.
 
Drejtuesi i motorrit është vënë në  pranga nga policia pasi ka rezultuar pa leje drejtimi si dhe akuzohet për “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
 
 
 Njoftimi i plotë i policisë

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
 
* Fation Demiri, 28 vjeç banues në Elbasan.
 
Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në fshatin Mengel duke drejtuar mjetin motorr pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet drejtuar nga shtetasi I.SH., 54 vjeç banues në fshatin Labinot – Fushë.
 
Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motorrit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi I automjetit pa dëshmi” dhe “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal