Një automjet në Elbasan ka shpërthyer në flakë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të poliklinikës së specialiteteve rrugës së spitalit në afërsi të policisë.

Automjeti tip Bens C Class me targë AA 978 BK ka shpërthyer krejt papritur në flakë ndërsa ishte i parkuar në anë të rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset të cilat kanë fikur zjarrin.

Nga zjarri është dëmtuar lehtë edhe një automjet tjetër.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik i automjetit që ka provokuar flakë në pjesën e përparme të tij.

Megjithatë ekspertët po punojnë për zbulimin e së vërtetës.

[gallery]22375[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com