ELBASAN - Dy gupe të rinjsh kanë shkëmbyer zjarr para shkollës së Gjuhëve të Huaja, në qytetit e Elbasanit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00 në këtë zonë e cila është një nga zonat e populluara të këtij qyteti.

Dy grupet e të rinjve fillimisht janë konfliktuar fillimisht më njëri tjetrin dhe më pas sherri është përshkallëzuar me përdorimin e armëve të zjarrit.

Policia në vendngjarje konfirmon se janë gjetur dy gëzhoja. Nuk flitet as për viktima dhe as për të plagosur.

Forcat blu thonë se janë identifikuar të dy personat që kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit dhe po punohet për kapjen e tyre.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)