Elbasan, dy në pranga kërkoheshin
nga Italia për drogë e prostitucion

Elbasan, dy në pranga kërkoheshin<br />nga Italia për drogë e prostitucion
ELBASAN - Bien në pranga dy persona të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar. Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se, gjatë orëve të mesditës së dites së sotme, efektivët e seksionit të Narkotikeve, falë një operacioni të mirëorganizuar bënë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin e dy personave në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim narkotikësh”, për 37-vjeçarin, Bledar Firaku, banues në Elbasan në lagjen “5 Maji”.

Ndaj këtij personi ishte lëshuar një urdhëri arresti nga Gjykata e Firenze në Itali, për kryerjen e veprave penale të “Pjesëmarrje në organizata kriminale për trafikim narkotikësh”.  
Po kështu është kapur edhe një tjetër person në kërkim ndërkombëtar Sajmir Uruçi, 35 vjeç, banues në Lagjen “Skëndërbej”, Elbasan.

Ndaj këtij personi ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Milanos në Itali, për kryerjen e veprës penale të “trafikut të drogë dhe shfrytëzim prostitucioni”.

Të dy personat e shumë kërkuar, janë kapur në qytetin e Elbasanit, në vende të ndryshme. Ndaj të kërkuarve, aktualisht po kryhen veprimet proçeduriale me qëllim më pas dërgimin e tyre në vendin e vuatjes së dënimit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë